Andrea Agostinelli drejt largimit nga Skënderbeu


Andrea Agostinelli drejt largimit nga Skënderbeu

11:55 30/12/2016

Andrea Agostinelli pritet të mos vijojë më me Skënderbeun. Rezultatet nën drejtimin e tij nuk kanë bindur edhe pse ekipi është ende në garë për titullin kampion. Italiani është ende me pushime dhe nuk ka biseduar me drejtuesit e klubit korçar.

Situata duhet të zgjidhet brenda pak ditësh, pasi ekipi do të nisë më 6 janar fazën përgatitore në Antalia ku do të zhvillojë edhe disa miqësore.

Pozitat e Andrea Agostinelli u lëkundën edhe në nëntor, por u vendos t’i jepej edhe më shumë kohë. Skënderbeu është i treti në kampionat pas 2 fazave të para dhe në 18 ndeshje ka fituar 9, barazuar 5 dhe humbur 4.

Disfatat e fundit janë me rivalë direkt për titullin si Kukësi dhe Partizani. Skënderbeu është 6 vite radhazi kampion i Shqipërisë dhe ky objektiv mbetet edhe këtë sezon.

Ekipi korçar është në garë edhe në Kupën e Shqipërisë dhe në çerekfinale do të luajë me Laçin./ TV KLAN






Të ngjashme