Andrea Bocelli pranon se ai dhe familja e tij ishin infektuar nga virusi
Tenori i famshëm italian, Andrea Bocelli dhuroi plazmën e tij të gjakut për qëllime studimi, pasi kishte kaluar koronavirusin.
Bocelli nga një spital në Piza, u shpreh për gazetarët se ai praktikisht kishte qenë asimptomatik, pasi kishte simptoma të buta.
Më tej, shtoi se edhe gruaja dhe fëmijët e tij kishin kaluar COVID-19, por tani ishin mirë.
Tenori tha se kishte zbuluar se kishte virus, pasi bëri një test më 10 Mars.
Bocelli shpreson që plazma e tij të ndihmojë në gjetjen e një trajtimi për virusin vdekjeprurës./tvklan.al