Anët e mira të COVID-19, flet Skënder Hekuri
I ftuar në programin “Historia ime”, në Tv Klan ishte mercologu Skënder Hekuri. Ai prej 44 vitesh është menaxher në fushën e shërbimit dhe turizimit.
Hekuri u shpreh se COVID-19 pavarësisht pandemisë, ka të mirat dhe të këqijat e saj. Ai u ndal tek të mirat, duke thënë se ky virus na bëri të njohim dhe të kujdesemi për njëri-tjetrin. Gjithashtu na mësoi edhe si të komunikojmë, duke ndikuar në marrëdhëniet me njëri-tjetrin.
Skënder Hekuri: COVID- 19, pavarësisht pandemisë botërore, personalisht e njoh në dy aspekte. Ka të mirat e veta dhe anët negative, por mua më intereson të vë në pah të mirat e COVID-19. E para që na bëri të njohim njëri-tjetrin brenda familjes, ti shërbejmë njëri-tjetrit dhe ti njohim edhe më mirë. Që të mësohemi që ti përshëndesim sepse iknim në punë dhe vetëm kur ngriheshim shikonim që mungon dikush. E mira tjetër është se na edukoi sesi ne të komunikojmë me njëri-tjetrin sepse ishim mësuar që edhe pse mund të kishim një orë që ishim ndarë nga një koleg do të përqafoheshim, do putheshim, do ti jepnim dorën. Ky shërbim social mendoj se është një ide e mirë e komunikimit, sepse liria e të vepruarit, liria e të shprehurit, liria e të menduarit. Në momentin që kemi një ligj që i ndërpret, kemi të bëjmë me një liri të komanduar dhe një liri e komanduar normal që ndikon qoftë në marrëdhëniet me njëri-tjetrin, qoftë në marrëdhëniet me mysafirët, sikurse ju themi ne klientëve në hoteleri./tvklan.al