Anëtarësimi në NATO/Mali i zi nën trysninë e Rusisë


Anëtarësimi në NATO/Mali i zi nën trysninë e Rusisë

22:18 17/07/2016

Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO po shkakton fërkime midis diplomacisë ruse dhe autoriteteve malazeze për situatën në rajon.

Ndërsa Rusia po angazhohet për formimin e një territori neutral në Ballkan, analistët dhe zyrtarët në Mal të Zi këtë e kuptojnë si një trysni politike ndaj një shteti të vogël në rajon, citon Zëri i Amerikës.

Ata theksuan se integrimi në NATO dhe BE është tejet pozitiv për Podgoricën dhe autoritetet malazeze kërkuan nga Moska që të respektojë të drejtën e Malit të Zi për t’i marrë vetë vendimet për të ardhmen e vendit./tvklan.al






Të ngjashme