Anëtarët e rinj të KPD – (12 Tetor 1999)


Anëtarët e rinj të KPD – (12 Tetor 1999)

14:59 12/10/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Pas shpalljes së kryetarit të ri të PS Fatos Nano, komisioni i votimeve i ngritur për Kongresin e 3 ka publikuar sot në mesdite emrat e 80 anëtarëve të rinj të Komitetit të Përgjithshëm Drejtues Socialist. Delegatët kanë zgjedhur me votim të lirë dhe të fshehtë mes 171 kandidaturave të paraqitura.

Ndër 80 emrat e fituesve më shumë vota kanë fituar Ermelinda Meksi, Et’hem Ruka, Pandeli Majko, Fatos Nano, Ben Blushi, Namik Dokle, Gramoz Ruçi, Luan Rama, Limoz Dizdari, Bashkim Fino, Arben Malaj etj. Në listë figurojnë ministrat Angjeli, Hajdaraga, Rrapi, Uliqini, Bufi. Nërsa ndër emrat e njohur që nuk do të jenë anëtarë të KPD socialiste përmenden kryeredaktori i Gazetës “Zeri i Popullit” Erjon Braçe dhe Zëvendësministrat Pëllumb Vladi e Taulant Dedja.

80 emrave të zgjedhur në Kongres, për të plotësuar numrin e përgjithshëm të Komitetit Drejtues Socialist do tju shtohen 38 kryetarët e PS në rrethe dhe kryetari i FRESH-it Ilir Meta. 119 anëtarët e komitetit të ri të përgjithshëm drejtues socialist do të zgjedhin në mbledhjen e parë të këtij forumi, kryesinë dhe sekretarët e rinj të PS./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme