Anëtarja e AMA: Pas mjekëve, gazetarët janë guximtarët e heshtur


Anëtarja e AMA: Pas mjekëve, gazetarët janë guximtarët e heshtur

19:19 16/03/2020

E ftuar në programin “Rudina” në Tv Klan këtë pasdite ishte e ftuar anëtarja e bordit vendimmarrës të Autoritetit të Mediave Audiovizive, Suela Musta.

Ajo shprehu mirënjohje për gazetarët dhe punën e tyre në këto ditë të vështira për vendin tonë.

Suela Musta: Dua të shpreh një falenderim dhe vlerësim shumë të madh për gazetarët, sepse gazetarët në këto ditë shumë të vështira që po kalon shoqëria jonë, janë heronjtë e heshtur, janë guximtarët e heshtur, sigurisht pas mjekëve që janë të parët. Falenderimi i përket atyre, por duhet ta konsiderojmë që në gjithë këtë mision që ka sfida ka dhe mangësi, ka dhe boshllëqe që janë shumë të kuptueshme për shkak të infrastukturës, për shkak të  sigurisë së jetës sepse gazetarët gjenden aty, gjenden në terren. Dhe sigurisht që siguria fizike është e para. AMA këto ditë qëndron në kontakt të vazhdueshëm me televizionet dhe ka nxjerrë një sërë udhëzimesh, kujtesash, sugjerimesh, që lidhen me pjesëmarrjen e njerëzve në studio, nuk duhet të ketë më shumë se dy persona në studio, forume, apo tavolina të televizioneve.

Më tej, Musta tregoi se Autoriteti i Mediave Audiovizive ka punuar me një fushatë sensibilizuese për transmetimin në televizone të spoteve ndërgjegjësuese dhe informuese.

Suela Musta: Autoriteti i Mediave Audiovizive gjatë kësaj kohe ka punuar me një fushatë të fortë sensibilizimi për televizionet, në mënyrë që të japë spote televizive, t’i japi televizionit spote ndërgjegjësuese, informuese dhe pothuajse të gjithë televizionet këtë e kanë realizuar 100%, domethënë misionin e tyre ndërgjegjësues, sensibilizues, edukues. /tvklan.al






Të ngjashme