Angelina Jolie, akuza ndaj Brad Pitt
Angelina Jolie akuzon ish-bashkëshortin e saj, Brad Pitt se nuk i ka mbështetur financiarisht fëmijët e tyre përgjatë procesit të divorcit.
Sipas NBC News, avokatët e 43-vjeçares pretendojnë se për rreth 18 muaj aktori nuk ka paguar një shumë të konsiderueshme për të mbuluar shpenzimet e fëmijëve të tyre."Pitt nuk i ka përmbushur detyrimet e tij financiare që prej ndarjes",
tha avokatja e Jolie, Samantha Bley DeJean. Duke qenë se marrëveshja për shpenzimet e fëmijëve të tyre nuk ishte formale, 54-vjeçari nuk e ka bërë rregullisht. Kanë kaluar rreth 2 vjet që kur u shpërnda lajmi shokues i ndarjes së tyre, por Angelina Jolie dhe Brad Pitt nuk i janë afruar ende vendimit për divorc, thotë E!News. Ata janë fokusuar në çështjen e kujdestarisë, ndaj dhe procedurat e tjera nuk kanë vijuar. Mesa duket divorci i aktorëve ka ngecur për shkak të mosmarrëveshjeve që kanë për kohën që do të shpenzojë Brad Pitt me gjashtë fëmijët e tyre. Sipas UsWeekly, Jolie "ha inatë" me ish-bashkëshortin e saj sepse ky i fundit mund t'ja dalë të fitojë kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve. Ndërsa një burim i TMZ tha se aktorja 43-vjeçare do që të ndërpresë çdo marrëdhënie që ai ka me fëmijët./tvklan.al