Angelina Jolie është e dëshpëruar
Aktorja amerikane, Angelina Jolie, ka thënë se është shumë e dëshpëruar nga përgjigja e Shteteve të Bashkuara ndaj krizës globale të emigrantëve.
Jolie, që është e dërguar speciale e Agjencisë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara, tha se ka frikë se edhe vendet e tjera do t’i pranojnë politikat e izolimit.
“Në vend që të veprojnë së bashku për shqyrtimin e sfidave, që ka sjellë kriza e emigrantëve, shumë vende po izolohen”, deklaroi Jolie.
Aktorja tha se më shumë se 60 milionë njerëz, apo 1 në 122 të tillë janë të zhvendosur në të gjithë botën, gjë që përbën edhe numrin më të lartë të 70 viteve të fundit.
/tvklan.al