Angelina Jolie flet për divorcin me Brad Pitt


Angelina Jolie flet për divorcin me Brad Pitt

08:18 21/06/2020

Për herë të parë aktorja e famshme Angelina Jolie ka folur rreth divorcit me Brad Pitt. Në një intervistë për Vogue India , Jolie është shprehur se një vendim i tillë u mor për mirëqënien e gjashtë fëmijëve të tyre.

Unë u ndava për të patur një familje më të shëndetshme. Ishte vendimi i duhur. Unë vazhdoj të përqëndrohem te ata”, është shprehur Angelina.

Ajo e justifikoi heshtjen pas ndarjes së tyre, duke shpjeguar se lajmet e pavërteta për ndarjen e të dyve ndikuan tek fëmijët.

Jolie tregoi se si ajo rriti fëmijët e birësuar, Maddox, Pax dhe Zahara dhe përqafoi prejardhjen e tyre të ndryshme. Sipas saj, birësimi ishte gjëja më pozitive.

Dy prej fëmijëve, Maddox dhe Pax, janë birësuar nga Kamboxhia dhe Vietnami, kur vendet dikur ishin në luftë me njëri-tjetrin.

Brad dhe Jolie u ndanë në vitin 2016  duke bërë bujë në mediat ndërkombëtare pasi ishin çifti më i pëlqyer i Hollyëoodi-t.

Klan Plus






Të ngjashme