Angelina Jolie tregon se çfarë është e rëndësishme në këtë periudhë izolimi
Ndërsa bota izolohet për të parandaluar përhapjen e virusit, Angelina Jolie ka dhenë disa këshilla të vlefshme për të gjithë ata që janë në karantinë.
Për revistën “Time”, aktorja 44-vjeçare ka diskutuar me kirurgen e përgjithshme të Kalifornisë, Nadine Burke Harris rreth situatës aktuale.
Me urdhrat e qëndrimit në shtëpi të vendosura në pothuajse çdo shtet, Harris u shpreh se është e rëndësishme për t'i zbatuar ato, por edhe për të mbajtur kontakte me miqtë dhe të dashurit e tyre.
Këtë gjë e ka mbështetur edhe Jolie, e cila më tej shton se është e rëndësishme që në këtë periudhë t'i dhurojmë më shumë dashuri njëri-tjetrit.
“Mendoj se është kaq e rëndësishme që njerëzit ta dëgjojnë këtë, për ta dashur njëri-tjetrin, komunikoni me njëri-tjetrin. Jini atje, jini një grup mbështetës, mbajini sytë hapur, nëse jeni mësues apo një mikeshë”.
Gjithashtu Jolie tha se është e rëndësishme që njerëzit të kenë parasysh të jenë ndihmues dhe të shohin përtej asaj që është e dukshme vetëm nga jashtë në jetën e dikujt, sepse detajet prapa skenave të jetës së dikujt nuk janë aq të lehta për t'u parë. /tvklan.al