Angjeli, Malaj e Bode për kontrabandën e kafesë – (17 Mars 1999)


Angjeli, Malaj e Bode për kontrabandën e kafesë – (17 Mars 1999)

16:30 17/03/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Arrestimi i 13 kontrabandistëve të kafesë ka zbritur sot në sallën e parlamentit. Nga deputetët u kërkuan sqarime nga ministri i Financave Angjeli, i cili nënvizoj kontributin e ministrisë kontributin e ministrisë që ai drejton. Arrestimi i kontrabandistëve tha Angjeli është fryt i denoncimeve tona. Ndërkohë nuk është i të njëjtit mendim paraardhësi i tij Malaj.

Arben Malaj:- “Strukturat që shërbejnë në luftën kundër kontrabandës, nuk është vetëm ministria e Financave dhe nuk kemi pse ta ndajmë. E rëndësishmë është që kishte një bashkëpunim Rend, SHIK dhe Prokurori të Përgjithshme dhe unë jam i bindur që tani që dokumentacioni është në duart e prokurorisë, është e mundshme për të vazhduar një luftë të ashpër kundër kontrabandës”.

Po sot kanë reaguar edhe demokratët. Për ta arrestimet e djeshme janë thjesht show politik.

Ridvan Bode:- “Ditën e djeshme nëpërmjet një show bëhet fjalë për 900 mijë dollarë të një sasie prej 240 ton kafe, kur mungesa e kafes në krahasim me vitin ’96, nuk është 240 por janë 3000 ton. Ku janë 2760 tonët e tjerë? Pse nuk bëhet fjalë për cigarette”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme