Angjeli me Bovan, marrëveshje për rrjetin elektrik – (10 Maj 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Qeveria Italiane jep fonde për ndërhyrje në rrjetin e ujrave të zeza dhe të bardha të Tiranës dhe furnizimin me pajisje për rrjetin elektrik. Ambasadori Italaian në Shqipëri Mario Bova dhe Ministri i Financave Anastas Angjeli kanë nënshkruar sot tre konventa financiare, që zyrtarizojnë ndihmën.
Punimet në sektorin hidrik kapin shifrën 60 miliard lireta, ku përfshihet edhe financimi për të mbështetur ndërmarrjen e ujrave në Tiranë. Faza e parë e këti projekti konsiston vetëm në mbështetjen për këtë ndërmarrje, ndërsa faza e dytë parashikon realizimin e ndërhyrjeve strukturore në rrjet me qëllim rritjen e cilësisë në shpërndarjen e ujit të pijshëm për kryeqytetasit./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego