Angjeli, tatimi mbi të ardhurat – (1 Mars 1999)


Angjeli, tatimi mbi të ardhurat – (1 Mars 1999)

10:25 01/03/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Biznesmenet privatë duhet t’i japin më shumë para shtetit. Ky është reagimi i kryefinancierit shqiptar Anastas Angjeli pas polemikave që kanë shpërthyer në radhët e biznesmeneve vendas dhe të huaj ndaj ligjit për tatimin mbi të ardhurat. Sipas ministrit Angjeli ky ligj i mbyll shtigjet abuzimit dhe evazionit fiskal duke tatuar më shumë biznesmenët që nxjerrin më tepër të ardhura nga aktiviteti i tyre.

Anastas Angjeli, ministri i Financave:- “Ka ardhur koha që të vemë një rregull, të zbatohen ligjet në përgjithësi, jo vetem në fushën financiare, por në të gjitha drejtimet, nëqoftëse jemi dhe duam të bejmë një shtet ligjor. Natyrisht ka politika te caktuara, të cilat duhet të mbështesin biznesin. Kuptohet që ne jemi duke i parë me shumë kujdes këto politika, që të paktën pas periudhes së muajit Mars të bejmë maksimumin e mundshëm me akte ligjore, instrumenta fiskal, që ta përkrahim biznesin gjithnjë duke mos spekulluar dhe duke mos u krijuar idenë që njerëzit duhet, bizneset duhet të punojnë, të fitojnë për vete dhe të mos mendojnë për respektimin e ligjeve dhe për arken e shtetit”.

Biznesmenët kanë deklaruar se për ligjin për tatimin mbi të ardhurat nuk është marrë mendimi i tyre. Një biznesmen italian shprehet se përveç taksave të larta vështiresi të shumta nxjerrin dhe doganierët shqiptarë. Në debatin mes shoqatave të biznesmenëve dhe qeverisë ka ndërhyrë dhe kryeparlamentari Gjinushi në mënyrë që ligji të përputhet me kërkesat e biznesmenëve./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme