Anglia në çerekfinale pas penalltive
Rezultoi një ndeshje dramatike ajo mes Kolumbisë dhe Anglisë. Britanikët shkuan në çerekfinale pas goditjes së 11-metërshave dhe pritjes së portierit të tyre Pickford.
Takimi i fundit në fazën e eliminimit direkt, e pa Anglinë në avantazh me penalltinë e Harry Kane. Kolumbianët barazuan në minutën e 93 me Mina duke e çuar ndeshjen në shtesa e më pas në goditjen e 11-metërshave.
Për kolumbianët Uribe goditi traversën ndërsa gjuajtja e Carlos Bacca u prit nga portieri anglez. Britanikët do të luajnë kundër Suedisë në çerekfinale.
Tv Klan