Anita Haradinaj tregon takimin e parë me Ramush Haradinajn (Video)


Anita Haradinaj tregon takimin e parë me Ramush Haradinajn (Video)

23:30 24/11/2018

Anita Haradinaj, bashkëshortja e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj ishte një tjetër e ftuar e puntatës së sotme “Xing me Ermalin”.

Gjatë emisionit ajo rrëfeu takimin e parë me bashkëshortin e saj. Anita tregon se gjatë luftës kishte dëgjuar për komandantin Ramush Haradinaj, por nuk e kishte takuar atë. Takimi i tyre i parë është bërë kur ajo kishte nisur punë në një televizion në Kosovë.

Ermal Mamaqi: Si jeni njohur ju të dy?

Anita Haradinaj:

Ne jemi njohur në punë. Unë kam jetuar në Tiranë dhe në kohën e luftës ishin mediat e huaja në Tiranë dhe nga Tirana shkonin në kufi me Morinën, për të raportuar në zonat e luftës. Në atë kohë nëpërmjet disa lidhjeve unë u bëra përkthyese e televizionit suedez dhe finlandez. Isha vetëm 17 vjeç. Shkova me gazetarët në kufi dhe ata donin të hynin në zonën e luftës, por një ushtar na tha që nuk mund të futeni sepse nuk na lë komandanti. Komandanti ishte Ramushi dhe unë kërkova që ta thërriste, por ai nuk erdhi. Unë e imagjinoja Ramushin shumë të madh, 2 metra burrë, me mustaqe. Kur fillova punë në Koha Vizion, Ramushi ishte i ftuar në ditën e parë të transmetimit. E takova dhe i thash që e kisha menduar të madh.

Ramush Haradinaj:

Dhe unë e di çfarë i thash? I thash kështu si jam të dal boll.

/tvklan.al






Të ngjashme