Ankandi i veçantë i Russell Crowe
Me rastin e 54-vjetorit të lindjes që mund të kishte qenë gjithashtu edhe 15-vjetori martesës me ish-gruan, këngëtaren Danielle Spencer, Russell Crowe, vendosi të organizojë një ankand tejet të veçantë.
“Ankandi i ndarjes” titullohet organizimi nga ana e aktorit në Sidnei, në Australi. Ndër sendet më të famshme që ishin për shitje në ankand, është parzmorja e filmit Gladiatori, që i kaloi të gjitha parashikimet duke arritur vlerën e 95 mijë dollarëve. Sendi më i vlerësuar në ankandin e ndarjes ishte violina e filmit “Master and Commander”, që u shit me më shumë se 100 mijë dollarë.Ky ishte çasti i duhur për të pastruar disa gjëra,
tha Russel Crowe. Tv Klan