“Anna” në gjurmët e “Nikita”


“Anna” në gjurmët e “Nikita”

20:48 09/05/2019

Ndonëse u shpall i pafajshëm nga akuzat për përdhunim, viti 2018 nuk ka qenë i lehtë për regjisorin Luc Besson. Por kjo nuk e ka ndalur francezin e kinematografisë të vazhdojë karrierën.

Pas filmave “Nikita” e “Lucy”, “Anna” do të jetë prodhimi i tij i radhës, me të cilin ai shpreson të njëjtin sukses. Sasha Luss interpreton Anna Poliatovën, një ish-modele misterioze me një bukuri mahnitëse, e cila bëhet një nga vrasëset më të frikshme qeveritare në botë. Në kastin e aktorëve janë gjithashtu Helen Mirren, Cillian Murphy dhe Luke Evans.

Me një buxhet që kap vlerën e 30 milionë dollarëve, xhirimet e filmit filluan në Nëntor 2017 dhe do të jetë gati të shfaqet në ekranin e kinemave amerikane, duke filluar nga 21 Qershor 2019.

Tv Klan






Të ngjashme