Anna Oxa në “Kënga Magjike”: Të marrim në dorë jetët tona…
“Këndoj për të ndërtuar” është kjo nisma që ka ndërmarrë Kënga Magjike këtë vit, për t’u ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit, që goditi më fort Durrësin dhe Thumanën.
Kësaj nisme, ku të ardhurat e biletave do të shkojnë për familjet në nevojë, përveç artistëve shqiptarë i janë bashkuar edhe emra të njohur ndërkombëtar, siç është këngëtarja e famshme Anna Oxa.
Ajo është ngjitur këtë mbrëmje në skenën e ‘Kënga Magjikë”, ndërsa u shpreh se duhet të mësojmë të jetojmë me forcat e mbinatyrshme, që ndonjëherë na lëvizin dhe lëvizin edhe ndjenjat tona.
“Është një rast i rëndësishëm për të kujtuar se janë pjesë natyrale dhe duhet të mësojmë të jetojmë me forcat e mbinatyrshme që ndonjëherë na lëvizin dhe lëvizin edhe ndjenjat tona, duhet të kemi mundësi për të ndërtuar… Të marrim në dorë jetën tonë, të kërkojmë të krijojmë kompozicionin më të bukur e më origjinal të jetës sonë. Unë jetoj në Zvicër dhe kam fatin të shikoj këto male të mrekullueshme dhe për të kuptuar sesa qeniet njerëzore jemi të ndarë nga vetvetja. Ju ftoj që të futemi përmes gjitha formave të artit duke dhuruar atë që i përket një shprehjeje më natyrale, një këngë më natyrale…”, u shpreh ajo /tvklan.al