Anne Hathaway fytyra e Barbie në filmin e ri


Anne Hathaway fytyra e Barbie në filmin e ri

08:15 28/01/2018

Aktorja Anne Hathaway do të jetë fytyra e Barbie në filmin e ri që do të hedhë në treg kompania  Sony.

Mendohej se do të publikohej këtë vit, por producentët thotë se në kinema  do të shfaqet në 8 Maj të  vitit 2020.

Barbie është një nga lodrat më të suksesshme në histori. Bjondja e famshme u vendos në treg më 9 Mars 1959 dhe që atëherë ka arritur rekorde në shitje.

Por tani do të kthehet në një Barbi reale dhe  protagonistja e  filmit  “Djalli  vishet me Prada” do ta sjellë në  ekranin e madh për të gjithë adhuruesit. 

Olivia Milch është  shkrimtarja e kësaj historia ajo ka krijuar Oceans 8. Dhe pritet që dhe kjo histori të jetë po aq e suksesshme.

Burimi: Klan Plus

 






Të ngjashme