Ansi Agolli: Do të shohim një tjetër Shqipëri ndaj izraelit


Ansi Agolli: Do të shohim një tjetër Shqipëri ndaj izraelit

19:15 07/06/2017

I gjendur larg kombëtares për shkak të numrit të kartonëve Ansi Agolli nuk mund ta fshehë trishtimin nga humbja me Luksemburgun. Nga Baku, ku është grumbulluar me skuadrën e tij ai arrin ta imagjinojë mirë shijen e kësaj ndeshjeje.

“Humbja me Luksemburgun nuk ka lënë shije të mirë tek skuadra dhe tek tifozët, por kam besimin që kjo ndeshje do t’i bëjë ta shikojnë me sy tjetër ndeshjen me Izraelin. Si në motivim ashtu edhe përqendrimin që duhet të kenë.”

Por, si e sheh mbrojtësi i Kombëtares takimin me përfaqësuesen izraelite?

“Ndeshje mjaft e rëndësishme që ka brenda edhe vlerën e pikëve. Izraeli, skuadër cilësore me lojtarë të mirë. Janë edhe 5 ditë për të përgatitur ndeshjen në aspektin fizik, mendor dhe taktik.”

Kapiten Ansi Agolli, shpreh bindjen se kuqezinjtë do të luajnë në Haifa për fitore.

“Mendoj që djemtë duhet të dëgjojnë këshillat e trajnerit dhe t’i zbatojnë ato në fushë. Unë jam mjaft i bindur që do shohin një tjetër Shqipëri që do kërkojë maksimumin e pikëve.”

 Ansi Agolli është një futbollist i rëndësishëm i Kombëtares dhe këtë sezon u kursye nga trajneri De Biasi vetëm në takimin me Lihtenshtejnin./Tv Klan






Të ngjashme