Anti-Covid, kosto shtesë tek bizneset


Anti-Covid, kosto shtesë tek bizneset

23:20 15/07/2020

Jaka: Duhet zgjidhur kush do t’i marrë përsipër kostot

Protokolli i higjienës dhe distancimit që duhet të ndiqet nga çdo subjekt për shkak të pandemisë prodhon kosto në finale për bizneset. Në një konferencë për mediat Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Nikolin Jaka, thotë se për këtë do t’i kërkohet ndihmë qeverisë.

“Zbatimi i protokollit ka edhe një kosto dhe kjo është ajo çfarë ne po mendojmë për të trajtuar me qeverinë për të parë me shume kujdes se kush do i përballojë kostot dhe humbjet që shkakton protokolli, kështu që një analizë e hollësishme do bëhet pas një periudhe 3 mujore në mënyrë që të dalin edhe kostot evidente se kush janë”.

Si përfaqësues i bizneseve, Jaka i bën thirrje të gjitha subjekteve  dhe qytetarëve të zbatojnë me rigorozitet masat anti-covid në mënyrë që mos të përballemi me një karantinim të dytë që do të ishte fatalë për fatin e sipërmarrjeve.

Vetëm nga pasojat e koronavirusit, ekonomia shqiptare parashikohet të humbasë 1.8 mld euro.

Klan Plus






Të ngjashme