PS: “Venecia” na dha të drejtë për betimin
“Përfshijmë rekomandimet në paketën antishpifje”
Si për çdo dokument në gjuhë të huaj, edhe për 2 opinionet e “Venecias” reagimi i palëve është i pakuptueshëm për publikun.
Ilir Meta i shpalli fitore të institucionit të tij 2 rekomandimet për Gjykatën kushtetuese si dhe ligjin për mediat online, por edhe të njëjtën gjë bënë dhe socialistët një ditë më pas.
“Ne e lexojmë “Venecian” siç e lexon dhe ambasadorja amerikane dhe kush feston se po pengon Reformën në Drejtësi të vazhdojë… po s’mund të festojmë si ekipet e kategorisë së 3…”
Taulant Balla deklaroi se “Venecia” i dha të drejtë shumicës për nevojën e një mekanizmi për ceremoninë e betimit për anëtarët e Kushtetueses dhe përcaktimin e tij në kushtetutë. Për këtë ai thotë se s’do të humbasin kohë dhe i kërkojnë opozitës parlamentare të bashkojnë votat dhe të miratojnë ndryshimet kushtetuese.
Socialistët nuk do të humbasin kohë dhe me ligjin e Paketës Antishpifje dhe do të përfshijnë në këtë ligj rekomandimet e “Venecias”, por nuk do të tërhiqen prej tij.
Sa i takon shkarkimit të Metës, Balla thotë se nuk është qëllim në vetvete sa kohë që dhe gjykata kushtetuese që ka fjalën e fundit nuk është ende funksionale.
Tv Klan