Antidroga në Vlorë ( 24 Gusht 199)


Antidroga në Vlorë ( 24 Gusht 199)

11:56 24/08/1999

Policia intensifikon luftën kundër bimëve narkotike. Kanë qënë disa aksione të organeve kompetente në rrethin e Vlorës të cilët kanë bërë të mundur kapjen e një sasie të madhe bimësh kanabis sativa. Zyra Rajonale kundër drogës në bashkëpunim me policinë e rrethit kanë shkulur 2700 rrënjë të kësaj bime në fshatin Tërkovë.

Pronarët e ngastrave të mbjella me bimë narkotike u shoqëruan për në Komisariatin e Policisë së Vlorës. Po ashtu policia kreu dhe një aksion tjetër. Në fshatin Romes u asgjesuan rreth një mijë rrënjë kanabis sativa. Policia ka filluar ndjekjen penale për disa shtetas banues në këtë fshat për rritjen e bimëve narkotike. Sipas burimeve policore këto nuk janë aksionet e vetme për asgjesimin e bimëve narkotike.

Megjithëse çmimi blerjes së marijuanës nga prodhuesit e vegjël për shkak të superprodhimit që ka rënë, nga Shqipëria vazhdon trafiku për në Itali, Greqi e më gjërë të kësaj bime tepër të përdorshme nga narkomanët./tvklan.al






Të ngjashme