Antiduhani i dështuar, mungon koordinimi
Ligji antiduhan nuk po gjen zbatim në vendin tonë prej 2 vjetësh. Ky fakt pohohet edhe nga vetë përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë. Sipas tyre, në të gjithë vendin po vendosen gjoba për shkelësit.
Por këto gjoba nuk vilen, si pasojë e mungesës së koordinimit të punës mes të gjitha hallkave. Ndaj penalizimet mbeten vetëm në letra dhe shkelësit, të pandëshkuar.
Forcimi i bashkëpunimit, si dhe sanksione më të ashpra pritet të jetë hapi i radhës nga komiteti ndërsektorial, i cili gjatë mbledhjes së radhës do të bëjë dhe disa ndryshime në ligj.
Ndërkohe specialistët kërkojnë edhe ndërgjegjësimin e qytetarëve në mënyrë që vendi ynë të mos jetë i vetmi në rajon që nuk zbaton ligjin.
E në fakt deri më tani vendi ynë është i fundit në rajon përsa i përket respektimit të ketij ligji, pasi edhe Maqedonia po tregon prej 1 jave respektim të tij me përpikmëri.
Tv Klan