Antikontrabanda (8 Shtator 1999)
Antikontrabanda mblidhet në Ministrinë e Financave në kuadrin e luftës që Qeveria Shqiptare ka nisur kundër korrupsionit dhe kontrabandës. Një takim ky që zhvillohet me krerët e Ministrisë së Rendit, të Mbrojtjes, Drejtorinë e Doganave, të Punëve Publike, SHIK, por ka pasur dhe drejtues të lartë të huaj që merren me luftimin e kontrabandës në Shqipëri si Natalia Cea.
Sipas Angjelit janë vënë re arritje dhe rezultate pozitive që duhet të shërbejnë për të rritur bashkëpunimin dhe forcën kontrolluese ndaj shfaqjeve të kontrabandës. Vendosja e trupave komando në Durrës është parë si faktor përcaktues në normalizimin e situatës. Brenda fundit të këtij viti do të vendoset sistemi i kamerave të fshehta nëpër pikat e kalimit tokësor, detar dhe ajror./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti