Antoine Griezmann mposht Gjermaninë, finalja: Portugali-Francë
Antoine Griezmann çon Francën në finalen e Euro 2016. Dy golat e tij i dhanë “gjelave” fitoren ndaj Gjermanisë, një përballje e cilësuar si finale e parakohshme.
Në fund të pjesës së parë Griezmann mposhti portierin Manuel Nojer nga pika e bardhë e penalltisë, pas një prekje topi me dorë nga ana e Bastian Schëeinsteiger, në zonë.
Edhe 45 minutat e dyta Franca e kërkoi me ngulm sërish golin. Pas një gafe të mbrojtjes gjermane, në minutën e 72, Antoine Griezmann shënoi golin e dytë. Tani finalja e 10 korrikut është sfida mes Portugalisë dhe Francës.
/tvklan.al