Anullohet takimi Rama – Basha, s’ka tryezë derisa Berisha të kthehet në Parlament


Anullohet takimi Rama – Basha, s’ka tryezë derisa Berisha të kthehet në Parlament

15:30 29/05/2016

Takimi mes kryeministrit Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha i parashikuar për të mërkurën nuk do mbahet.

Drejtues të Partisë Demokratike i konfimuan Televizionit Klan se, të paktën deri në përfundim të “dënimit” që Byroja dha duke përjashtuar me dhjetë ditë ish-kryeministrin Berisha nga punimet e Kuvendit, mes kreut të qeverisë dhe atij të opozitës nuk pritet të ndodhe asnjë takim.

Një ditë më parë, Lulzim Basha e paralajmëroi këtë me anë të një deklaratë, teksa e cilësoi përjashtimin e Berishës si shenjë të një krize të kryeministrit Rama, që sipas tij, i mbylli opozitës çdo derë bashkëpunimi.

Thënë ndryshe, kjo deklaratë e kreut të opozitës lë të kuptohet se gjithçka u paracaktua në mënyrë protokollare të premten, do të arshivohet thjesht si një  korespondencë mes dy kundërshtarëve politikë, të paktën për 10 ditë.

Të premten palët ranë dakort që të takoheshin dhe Basha për shkak të axhendes, kërkesën e Ramës për t’u takuar të shtunën e shtyu për të mërkurën.

Përjashtimi i ish –kryeministrit Berisha jo vetëm do të shtyjë takimin, por do të mbajë sërish jashtë parlamentit opozitën

Tv Klan






Të ngjashme