Anulohen HEC-et e Osumit
Ministria e Mjedisit shpalli këtë të enjte të pavlefshme lejet mjedisore të dhëna për ndërtimin e hidrocentraleve pranë kanioneve të lumit Osum. Vendimi është marrë nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, sipas së cilës, leja është e pavleshme për shkak se i ka tejkaluar afati.
Vendimin përfundimtar për lejet koncesionare pritet ta marrë Ministria e Energjetikës. Ministri Damian Gjiknuri ka deklaruar publikisht se kontrata koncesionare për ndërtimin e dy hidrocentraleve do të anulohet në rast të një revokimi të lejeve mjedisore.
Koncesioni për ndërtimin e dy hidrocentraleve mbi Osum u dha në vitin 2013 nga ditët e fundit të qeverisë Berisha. Në vitin 2016, Ministria e Energjisë miratoi një koncesion të ri për ndërtimin e dy HEC-eve. Vetë kryeministri Rama e ka quajtur si një gabim pa dashje dhënien e lejeve për ndërtimin e dy hidrocentraleve, duke thënë se qeveria nuk ishte në dijeni të ndryshimit të vendndodhjes së tyre, duke i çuar në zonë të mbrojtur dhe se për këtë do të gjenden përgjegjësit.
Tv Klan