Anulohet debati Trump-Biden
Presidenti i rikthehet fushatës pavarësisht kritikave
Debati presidencial i 15 Tetorit mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe kandidatit Demokrat Joe Biden është anuluar zyrtarisht. Vendimi u bë publik nga Komisioni për Debatet Presidenciale, pas refuzimit të kreut të Shtëpisë së Bardhë për zhvillimin në mënyre virtuale të debatit si pasojë e infektimit të tij me Covid-19.
Dy kandidatët tashmë do të përballen më 22 tetor, i cili do të jetë edhe debati përfudnimtar para zgjedhjeve të 3 nëntorit. Megjithatë kreu i Republikanëve këmbëngul se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.
“Në këto momente nuk po mjekohem. Ka rreth tetë ore që nuk po marr asnjë ilaç. Kjo më bën të ndihem mirë sepse mua nuk më pëlqejnë ilaçet”, tha Trump.
I vendosur për t’iu rikthyer fushatës elektrorale, Trump ka organizuar sot një takim në Shtepinë e Bardhë me temë ligji dhe rendi dhe ku pritet të marrin pjesë qindra persona. Vendimi është kritikuar nga rivali i tij Biden dhe vjen në kohën kur eksperti amerikan i viruseve Dr Anthony Fauci ka akuzuar Shtëpinë e Bardhë se shpërthimi virusit në administratën e Trump erdhi si pasojë e mbajtjes së një eventi të ngjashëm muajin e klauar.
Fauci, anëtar edhe i taskforces së koronavirusit në Shtëpinë e Bardhe thote se pas inaugurimit te anëtares së re të Gjykatës së Lartë më 26 shtator u infektuan 11 persona , përfshire presidentin.
Tv Klan