Anulohet herë të gjashtë tenderi për pastrimin e basenit në Portin e Durrësit (3 Shtator 2000)


Anulohet herë të gjashtë tenderi për pastrimin e basenit në Portin e Durrësit (3 Shtator 2000)

16:19 03/09/2000

Tenderi për pastrimin e basenit të Portit të Durrësit këtë javë u shty për të gjashtën herë. 5 herët e tjera nuk është zhvilluar sepse mungonin anëtarët e komisionit. Atëherë drejtori Partizan Osmani kërcënoi anëtarët e komisionit se do t’i pushonte nga puna. Kështu që për herë të gjashtë ata erdhën dhe nuk ishin në rregull dokumentat. Tani pritet që juristi të përgatisë dokumentat për të organizuar për të shtatën herë tenderin. Bëhet fjalë gjithsej për 300 mijë lekë të reja dhe për një pastrim të përciptas së këtij baseni./tvklan.al






Të ngjashme