Anulohet koncerti i grupit gjerman “Bonie” (15 Korrik 2000)


Anulohet koncerti i grupit gjerman “Bonie” (15 Korrik 2000)

16:09 15/07/2000

Koncerti i grupit gjerman “Bonie” i parashikuar për sonte në mbrëmje në Pallatin e Kongreseve është zëvendësuar nga grupi gjerman”Belini”. Menaxheri gjatë një konference për shtyp në hotel Rogner, i ka kërkuar ndjesë publikut shqiptar për shtyrjen e këtij koncerti pasi këngëtari është i sëmurë nga stomaku dhe nuk mund të këndojë. Ai ka thënë se këngëtari mund t’a zhvillojë koncertin në mesin e muajit tjetër.

Ndërsa radio Club FM organizatori i këtij eventi duke mos dashur të zhgënjejë publikun shqiptar, ka arritur të sjellë në Shqipëri grupin e njohur gjerman “Belini”. 3 vajza të cilat luajnë muzikën Samba sonte do të këndojnë hitet e tyre më të njohura./tvklan.al






Të ngjashme