Anxhelina Hadërgjonaj flet për mashkullin e jetës: E dua me një sens…
Anxhelina Hadërgjonaj ka qenë e ftuar përmes lidhjes skype nga SHBA tek emisioni “Rudina” ku aktualisht ndodhet në Los Angelos. Ajo është larguar prej vitesh në SHBA, ku synon tregun ndërkombëtar në muzikë. Vetëm para pak ditësh, Anxhelina ka publikuar këngën dhe klipin e saj në gjuhën angleze “Precious”. Gjatë intervistës, Anxhelina ka treguar më shumë në lidhje me jetën e saj dhe çfarë karakteristika dëshiron që të ketë mashkulli i saj.
Rudina Magjistari: Tre karakteristikat që duhet t’i ketë mashkulli jot i jetës?
Anxhelina Hadërgjonaj: I mirëkuptueshëm, të ketë një sens humori dhe nuk e di…
Rudina Magjistari: Të të dojë shumë?
Anxhelina Hadërgjonaj: Po normalisht ajo dihet.
Rudina Magjistari: Çfarë të zgjon në mëngjes, alarmi, një telefonatë, apo një puthje e ëmbël?
Anxhelina Hadërgjonaj: Përgjithësisht alarmi, ndonjëherë nuk kam as alarm varet nga impenjimet.
Rudina Magjistari: Shkon në palestër?
Anxhelina Hadërgjonaj: Kam pak kohë që nuk merrem me palestër, por do filloj së shpejti.
Rudina Magjistari: Ti je nga ato që e frekuentojnë shumë palestrën, merresh goxha me veten.
Anxhelina Hadërgjonaj: Fare.
Rudina Magjistari: Sekreti i formave të tua natyrale është genetika?
Anxhelina Hadërgjonaj: Për momentin genetika, por mosha bën të vetën dhe duhet të filloj të merrem me veten. /tvklan.al