Apashët gati për luftë – (14 Maj 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Apashët gati për luftë. Zëdhënësi i task forcë, të forcave të Natos të instaluara në Aeroportin e Rinasit, koloneli Geri Dornar tha sot se helikopterët e famshëm janë gati të hyjnë në aksionet luftarake kundër forcave të armatosura jugosllave.
Dornar tha sot se helikopterët Apash kanë dy ditë që janë gati, megjithatë ata po vazhdojnë stërvitjen e tyre në pritje të një urdhëri përfundimtar nga komanda e Natos. Dy ditë pas vizitës në Shqipëri të sekretarit të përgjithshëm Havier Solana, ushtarakët e Natos në Shqipëri kanë shprehur gadishmërinë e tyre për hyrjen në luftë të Apashëve.
Helikopterët AH4 Apash që kanë mbrritur në Rinas një muaj më parë janë një armë e fuqishme e ushtrisë amerikane, por fatkesësisht dy prej tyre janë rrëzuar duke shënuar dhe dy viktima amerikane të luftës. Tashmë mjafton vetëm një udhër i gjeneralit Klark që helikopterët Apash të fillojnë gjuetinë e tyre ndaj tankeve dhe blindave serb./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj