Apashët gati për luftë – (16 Maj 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
24 helikopterë Apash të instaluar në Shqipëri për një sulm të mundshëm në Jugosllavi. Përdorimi i tyre sjell frikë për pilotët dhe shqetësim për shtrirjen e konfliktit në Shqipëri. Komandanti Suprem i NATO-s ka ushtruar presion ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës që ato të autorizojnë përgatitjet përfundimtare luftarake për Apashët.
Sipas gazetës “New York Times”, Klarku po bëhet agresiv përshkak se has në kundërshtim të asaj që ai kërkon. Ditën e djeshme kur Klark është takuar me komandantët perkates të helikopterëve në Rinas, ku ka pyetur rreth planeve taktike të përgatitjeve të tyre. Por Pentagoni ende nuk ka dhënë miratimin zyrtar për përdorimin e tyre në luftime.
Të dhënat e zbulimit tregojnë se forcat jugosllave kanë ende raketa më të fuqishme. Ky është një shkak që vonohet përdorimi i Apashëve. Shqetësimi i ushtrisë lidhet dhe me faktin se misioni i helikopterëve Apash është shumë i rrezikshëm. Sipas New York Times, ndërmarrja e sulmeve me raketa tokë-tokë nga Shqipëria mund të nxisë Beogradin të hakmerret kundër territorit shqiptar./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti