Apeli i dëshpëruar për 4-vjeçaren që u dogj nga tenxherja me ujë të nxehtë
Prej ditës së djeshme, një vogëlushe 4-vjeçare është shtruar në QSUT pasi ka djegie të rënda në trup. Familja Kurti jeton në fshatin Shushicë të Elbasanit.
Ata janë dërguar me urgjencë në Tiranë, pasi Spitali Rajonal i Elbasanit nuk mund të trajtonte raste të djegieve. Sipas xhaxhait të saj, gjendja e vogëlushes është e rënduar, ndërkohë që në Spitalin e Djegie Plastikës mungojnë ilaçet.
Ai mban në duar një recetë e cila ka një çmim të kripur dhe nuk mund t’i blejë dot këto ilaçe. I bën apel Kryeministrit dhe Ministrisë së Shëndetësisë që t’i sigurojnë ilaçet, sepse 4-vjeçarja rrezikon jetën.
Klan Plus