Apeli i kompanive: Duhet reformë ligjore në fushën e sigurimeve
Nisur nga shifrat që dëshmojnë se Shqipëria është vendi i fundit në rajon për sigurimet për banorë, shoqëritë e sigurimeve i bëjnë apel qeverisë që të bëhet një reformë e thellë ligjore në industrinë e sigurimeve.
Sipas kompanive, ky është një hap i domosdoshëm në vend, pasi në Shqipëri mungon kultura e sigurimeve nga individët si për banesat, pronën, për jetën, apo për palët e treta.
Presidenti i Eurosig dhe Insig ka edhe një lajm të mirë për klientët e saj. Tashmë Eurosig është renditur mes 100 kompanive më të mira në fushën e sigurimit në të gjithë Europën Juglindore
Eurosig u rendit e 87-ta, mes 100 kompanive më të mira të sigurimit në Europën Juglindore, duke u bazuar në të dhënat zyrtare që, agjencia e pavarur informative SEE NEWS me qendër në Bullgari, grumbulloi në regjistrat tregtarë kombëtarë dhe të dhëna zyrtare për këtë kompani.
Tv Klan