“Apeli” lë në burg Emiljano Shullazin


“Apeli” lë në burg Emiljano Shullazin

16:29 05/05/2016

Deri në përfundim të hetimeve Emiljano Shullazi si dhe dy bashkëpunëtorët e tij Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi do të qëndrojnë në burg.

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë marrë në 20 Prill.

Për togat e zeza nuk kanë ndryshuar kushtet për të arrestuarit dhe për këtë arsye u lanë në burg.

Emiljano dhe Blerim Shullazi nuk kanë qënë të pranishëm në sallë duke u përfaqësuar nga mbrojtësit. Ndërsa Gilmado Dani ka qënë në sallë, duke mohuar akuzat. Mbi këta tre shtetas rëndojnë akuzat e grupit të strukturuar kriminal, pervetësim prone, gjobëvënie, shkatërrim pronë me eksploziv si dhe kërcënime për shka të detyrës.

Pjesë e këtij hetimi është dhe kërcënimi ndaj dy akademikëve Mynyr Koni dhe Dhori Kule. Mwsohet se prokuroria në këtë seancë si provë të re ka sjellë dhe kallëzimin e bërë nga një grua, e cila akuzon Emiljano Shullazin për përvetësimin e një prone me vlerë 1 milion euro në Tiranë.

Pretendimet e Prokurorisw janë kundërshtuar nga avokatët mbrojtës, të cilët argumetuan se për klientët e tyre nuk ka asnjë provë dhe kallzim konkret që t’i implikojë.

Pavarësisht pretendimeve gjykata vendosi t’i lërë në burg, ndërsa avokatët pritet të bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë.

Xhevahir Zhabina, Tv Klan






Të ngjashme