Apeli lë në burg policin dhe doktorin
Gjykata e Apelit e Tiranës ka lënë në burg efektivin e policisë, Alban Trimi dhe mjekun Redjan Rraja, dëshmitarë okular në vrasjen e Elton Çiçës, ndodhur mbrëmjen e 1 Majit, në zonë e Bllokut.
Për gjyqtarin Hysni Demiraj për dy të ndaluarit nuk kanë ndryshuar kushtet dhe do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve.
Polici akuzohet nga Prokuroria për pengim të së vërtetës, shpërdorim detyre dhe armëmbajtje pa leje. Në këto video, ai shfaqet teksa tenton të godasë vrasësin Jani Alia, nga Tepelena, të shpallur tashmë në kërkim.
Sipas hetuesëve, Trimi ka marrë pistoletën dhe telefonin e viktimës dhe i ka fshehur.
Edhe në këtë seancë, prova më e fortë e Prokurorisë ishin filmimet e kamerave në lokalin ku ndodhur vrasja. Në to shihet qartë që Alban Trimi merr çantën e krahut të viktimës. Rikthehet pas disa minutash ndihmon mjekun Rraja të sistemojnë trupin e Elton Çiçës dhe më pas merr pistoletën dhe zhduket nga aty.
Policia e Tiranë disa ditë më parë shpalli në kërkim Jani Aliaj, si vrasës të Çiçës dhe Renato Milloshin si bashkëpunëtor të tij.
Hetimet zbuluan se Aliaj ishte në konflikt prej vitit 2000 me Çiçën, pas i kishte vrarë në Greqi një shok fëmijërie. Ai dhe Milloshi po kërkohen prej 1 jave, kryesisht në disa fshatra të Tepelenës.
Tv Klan