Apeli lë në burg Shukri Xhelilin


Apeli lë në burg Shukri Xhelilin

13:19 02/06/2016

Deri në përfundim të hetimeve ish-kryetari i Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelil do të qëndrojë në burg. Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, e cila caktoi masën e arrestit me burg për të.

Togat e zeza argumentuan se kushtet për të arrestuarin nuk kanë ndryshuar. Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura ka qenë i pranishëm dhe Xhelili, por nuk ka folur asgjë.

Avokati mbrojtës i tij, Fardinand Doja sqaroi se do të kërkojnë lirinë në Gjykatë të Lartë, duke argumentuar se video nuk është provë e ligjshme.

Në Gjykatën Kushtetuese pritet të shqyrtohet kërkesa e Shukri Xhelilit, i cili ka kërkuar shpalljen si antikushtetues shkarkimin e tij nga detyra, nga ana e kryeministrit, si dhe rikthimin në detyrë.

Deri në një vendim të gjykatës zgjedhjet për Bashkinë e Peshkopisë janë të pezulluara. Shukri Xhelili u arrestua pas publikimit të videos, ku ai i kërkonte favore seksuale një 20-vjeçareje në këmbim të një vendi pune./ TV KLAN






Të ngjashme