Apeli lë në fuqi dënimin me 2.4 vite burg për Haxhi Giun


Apeli lë në fuqi dënimin me 2.4 vite burg për Haxhi Giun

13:32 29/09/2016 https://youtu.be/7Tw4jbYdVbA

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka lënë në fuqi dënimin me 2 vite e 4 muaj burg ish – prokurorin e Krujës Haxhi Giu.

Ai u dënua nga Gjykata për Krimet e Rënda në Maj këtij viti.

Giu akuzohet për korrupsion pasi në këmbim të 29 mijë eurove do t’i ndryshonte akuzën një të arrestuari për trafik droge.

Ai iu nënshtruar gjykimit të shkurtuar dhe në fund të procesit përfitoi uljen me një të tretën të dënimit. Përveç dënimit me burg Giut iu hoq e drejta për të ushtruar funksione publike për tre vjet. /tvklan.al






Të ngjashme