Apeli rrëzon shoqërinë civile për “Velierën”


Apeli rrëzon shoqërinë civile për “Velierën”

15:45 22/01/2019

Gjykata e Apelit në Durrës ka rrëzuar shoqërinë civile e cila kërkoi ndërprerjen e punimeve për projektin e “Velierës” pasi cënohet trashëgimia kulturore. Apeli ka konfirmuar në këtë mënyrë vendimin e Shkallës së Parë i cili dha dritën jeshile për të vazhduar punimet.

Më herët, Prokurroia e Durrësit pushoi hetimet për këtë çështje me argumetin se nga ana e Bashkisë së Durrësit nuk është kryer asnjë vepër penale. Ky projekt i Bashkisë së Durrësit u prit me protesta nga shoqëria civile pasi gjatë punimeve u zbuluan mure antike.

Punimet në lulishten para Portit të Durrësit për zbatimin e projektit me vlerë 6 milionë Euro, nisën në 2016. Në projekt, bashkë me shëtitoren pedonale, Bashkia synonte edhe zgjidhjen e problematikës në qarkullimin e automjeteve në pjesën që gjatë sezonit turistik është tejet e ngarkuar.

Tv Klan






Të ngjashme