Aplikantët për BKH do i nënshtrohen “makinës së të vërtetës”
Qeveria amerikane dhuron 5 poligrafe për autoritetet shqiptare
Të gjithë aplikantët që do të kërkojnë të bëhen pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit do të duhet t’i nënshtrohen testit të së vërtetës.
Qeveria amerikane ka dhuruar për autoritetet shqiptare 5 poligrafë dhe do të trajnojë stafin e Ministrisë së Brendshme.
Kjo do të bëhet për të ndihmuar në ruajtjen e standardeve më të larta të integritetit të anëtarëve të BKH-së.
Tv Klan