Aplikimet pronësore të Arkivave do të bëhen në Postë
Prej datës 21 nëntor të gjitha kërkesat për dokumente pronësore dhe biografike që gjenden në Arkivat e Shtetit do të kryhen në Postën Shqiptare, sipas praktikës ndërkombëtare arkivore të “kërkimit me pagesë“.
Marrëveshja mes Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave dhe Postës Shqiptare u nënshkrua në mjediset e Arkivit Qendror Shtetëror në Tiranë, nga drejtorët e përgjithshëm, Ardit Bido dhe Majlind Lazimi.
Bazuar në këtë marrëveshje, qytetarët do të marrin përgjigje 23 ditë pas aplikimit në zyrën postare ku edhe kanë bërë kërkesën./ TV KLAN