11:56 23/12/2013 Suksesi i Apple duket se nuk ka të sosur. Pas disa muajsh tratativa, kompania ka arritur që të mbyllë një marrëveshje me China Mobile, operatorin më të madh telefonik në botë, i cili numëron 763 milion abonentë. Tashmë të gjithë këto abonentë, duke nisur nga data 17 janar i 2014-tës do të kenë akses të produkteve si iPhone 5S dhe 5C. Në këtë mënyrë, Apple është bërë pjesë e tregut më të madh të telefonisë në botë, që deri më tani dominohej nga Samsung dhe Nokia. Sipas analistëve, falë kësaj marrëveshje Apple do të mund të shesë 10 deri në 40 milion telefona në Kinë. “Kina është një treg tejet i rëndësishëm për Apple. Partneriteti jonë me China Mobile na jep mundësinë që ti ofrojnë iPhone klientëve të rrjetit më të përhapur në botë”, u shpreh administratori i deleguar i Apple, Tip Cook. Ende nuk ka asnjë të dhënë lidhur me çmimin që këto smartphone do të kenë për tregun kinez.