Apple ofrohet të japë iPhone të ri nëse…
Bateria e disa iPhone ka filluar të shkarkohet shumë shpejt. Ata fiken sapo bateria e tyre shkon në 30%. Kur vihen në karikim dhe ndizen përqindja e karikimit shkon përsëri në 30%.
Është me të vërtetë problem, por Apple e ka ndrequr. Në nëntor, kompania prestigjioze sugjeroi një program për ndërrimin falas të baterisë ose të iPhone që keni aktualisht, kur telefoni ka probleme.
Apple sugjeron se këtë problem e kanë vetëm disa iPhonë të modeli 6S të prodhuar në fund të vitit 2015./tvklan.al