Apple refuzoi ta kompensonte për shkak të emrit


Apple refuzoi ta kompensonte për shkak të emrit

18:30 29/10/2016

Kompania prestigjioze Apple refuzoi të kompensonte një burrë për iPhonin e kthyer që kushtonte 799 paund, nëse ai mund të vërtetonte që nuk ishte diktatori iraken Sadam Husein.

Sharakat Husein, 26 vjeç, u shokua kur mori një email nga gjiganti i teknologjisë ku shkruhej se ishte në listën e qeverisë për palët e mohuara, gjë e bënte ilegale që të blinte një iPhone, sipas “The Sun”.

13F8449F00000514-3884856-image-a-8_1477733181736

Husein, nga Great Barr në Birmingham, e kishte blerë iPhonin për motrën e tij dhe u përpoq të merrte paratë mbrapsht kur ajo nuk e pranoi dhuratën.

Ai nuk u besoi syve kur pa emailin e mbërritur nga Apple.

Mendova në fillim se ishte një email i rremë. U shokova kur mësova se ishte i vërtetë. Jam shumë i inatosur që ata menduan se kisha lidhje me Sadamin Husein

”, u shpreh ai./tvklan.al





Të ngjashme