Arabo-francezi Klod Sheik Abkader dënohet me 20 vite burg (13 Nëntor 1998)
Drejtësia Shqiptare e dha sot verdiktin e saj për arabo-francezin Klod Sheik Abkader. Ai do të vuajë dënimin me 20 vite burg me akuzën e vrasjes dhe të armëmbajtjes pa leje. Gjyqtari i çeshtjes Arian Balliu nuk i ka ndryshuar asgjë kërkesës së prokurorit Arison Vuka i cili pas procesit u shpreh mjaft i kënaqur me vendimin e dhënë. Abkader i cili vrau studentin e ka pritur me mjaft qetësi dënimin e tij. Në momentin që në duar i vendoseshin prangat, ai është shprehur se pas një viti do të dalë dhe do të luftojë përsëri. Në këtë mënyrë përfundoi historia e të riut se pretendonte të ishte ushtari i Osama Bin Laden.
Pamje, Arabo- Francezi Klod Sheik Abkader./tvklan.al
Gazetar : Roland Zili