Frroku kërkon llogaritjen e paraburgimit
Ai është dënuar për vrasjen e Kryekomisarit Dritan Lamaj
Arben Frroku i akuzuar për vrasjen e Kryekomisarit Dritan Lamaj ka kërkuar në Gjykatës së Posaçme, që t’i përllogariten ditët e paraburgimit në shtetin grek.
Ngjarja për të cilën akuzohet Frroku ndodhi në Shkurt të 2013-s. Dy vite me vonë, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda pranoi kërkesën e prokurorisë duke dënuar me burgim të përjetshëm Frrokun.
Pak muaj para se të jepej ky vendim, ish-Gjykata e Krimeve të Rënda i dha pafajësi Arben Frrokut duke e cilësuar dëshminë e të mbrojturit të drejtësisë si të manipuluar. Kështu në Qershor të 2015-s, vetëm dy ditë para vendimit të Apelit, Arben Frroku u arratis.
Gjatë kësaj kohë ai qëndroi i fshehur në Holandë me identitet të falsifikuar të një shtetasi grek, derisa u arrestua në Mars të 2016-s. Gjykata holandeze i njohu dënimin me burg për jetë Frrokut, por e konvertoi atë me 18 vjet heqje lirie.
Tv Klan