Arben Imami: Nuk jam as agjent i grekëve dhe as i amerikanëve (14 Gusht 2000)


Arben Imami: Nuk jam as agjent i grekëve dhe as i amerikanëve (14 Gusht 2000)

12:59 14/08/2000

Partia Alenca Demokratike ka reaguar sot ndaj raporteve të botuara në shtyp mbi marrëdhëniet greko-shqiptare. Sipas kësaj partie raportet dhe komentet që e pasuan atë janë krejtësisht të pavërteta. Një nga krerët e kësaj partie, ministri Arben Imami ka shpërfillur akuzat e Partisë Demokratike sipas të cilave ato rezultojnë agjentë të Greqisë.

“Unë çmoj se në këtë sulmin e fundit që është bërë, PD nuk ka ndonjë element të ri praktikisht. Prej vitesh flitet për agjentë. Nuk është një gjë e re për mua dhe karrierën time. Që nga viti 1990 jam akuzuar për agjent të amerikanëve dhe më vonë për agjent të komunizmit.”

Ndërsa përsa i përket akuzave të selisë blu për ngjarjet e vitit 1997, Imami tha se nuk ka mbajtur as pushkë dhe as kapotë. Ato i ka mbajtur vetë Berisha si provincial. Vetë Imami ka vlerësuar ngjarjet e vitit 1997 si një lëvizje popullore dhe të drejtë./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme