Arben Malaj intervistë ( 11 Tetor 1999)
Interviste me anëtarin e Partisë Socialiste Arben Malaj.
Arben Malaj: Unë besoj se Kongresi i PS nuk ishte Kongresi për të rrëzuar Qeverinë dhe nuk ka asnjë prononcim se ç’do të ndodhë në Qeverinë. Hapat do të jenë pjesë e përgjegjësisë të Qeverisjes për të përmirësuar Qeverisjen. Ajo që u deklarua në këtë Kongres ishte që pa një parti moderne nuk ka një shtet modern. Ne jemi në hapat e para për përmirësimet e nevojshme në PS si forca e cila qeveris vendin. Mua më pëlqen që ky kontestim i shprehur është më i butë se kontestimi i shprehur me largimin nga salla pa përshëndetur delegatët që të gjithë ishin socialistë. … Majkos është të respektojë socialistët dhe kur s’e japin votën./tvklan.al